KreuStil Jetese

Elona Duro ka refuzuar të prezantoj me Eno Popin pë një arsye madhore

Prezantuese në radio dhe tashmë sapo ka nisur një emision të sajin në Digitalb, por Elona Duro mund të kishte qenë duke prezantuar programin e mëngjesit nē Top Channel “Wake up-in” me Eno Popin nëse nuk do kishte refuzuar propozimin e bërë nga drejtuesit e TOP-it.

Këtë e zbuloi vet preznatuesja në intervistën e dhënë për emisionin “Thumb” ku u shpreh se kishte qenë shtatzënia me djalin ajo që e kishte shtyrë të mos pranonte. “Nja dy oferta më të mira i pata kur isha shtatzënë. Njerëzit, drejtuesit e “Top Media” nuk e dinin që unë isha shtatzënë dhe më propozuan programe të përmasave edhe më të mëdha dhe nuk u thoja dot “po”. Përsa kohë e kisha ndarë mendjen që do i fokusohesha shtatzënisë dhe vitit pas… Kanë qenë zhurmat për emisionin e mëngjesit. “Wake Up” me Enon (më propozuan të nisja)”, është shprehur Elona.

E tashmë që Tomas u bë 1 vjeç, mami Elona është gati të nisë tashmë emisionin e saj të ri.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF