KreuStil Jetese

Arbana dhe ish-bashkëshorti ndahen me konflikt?! Gjërat që nuk i dinit për martesën e tyre

Prej pak ditësh në media po qarkullon lajmi se moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero i kanë dhënë fund martesës së tyre. Çifti që jetoi një histori dashurie 16 vjeçare janë prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Jon dhe burime pranë “Panorama Plus” thonë se ndarja e tyre nuk ka qenë aspak miqësore, përkundrazi!

Dyshimet e para të ndarjes lindën pasi Arbana vendosi të heqë nga gishti unazën e martesës dhe kjo u duk qartë edhe me nisjen e programit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, ku që në puntatën e parë ajo nuk mbante asnjërën nga unazat e mëparshme.

Gjithashtu zërat më pas pohonin se Arbana dhe djali janë larguar nga shtëpia dhe jetojnë më vete dhe se ndarja e çiftit nuk hyn te ndarjet me mirëkuptim. Panorama Plus shkruan madje se ish-bashkëshorti Arditi ka udhëtuar së fundmi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kaluar këtë situatë të vështirë.

GJËRAT QË NUK I DINI PËR LIDHJEN 16-VJEÇARE TË MODERATORES DHE BASHKËSHORTIT TË SAJ FINANCIER

Gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, Arbana shumë rrallë mund ta linte veten të rrëmbehej nga emocionet e lumturisë dhe të ndante me publikun momentet me ish-bashkëshortin, e madje ndonjë foto sporatike tek-tuk shkaktonte edhe habi në publik, duke e ditur se sa e rezervuar është ajo.

Por pavarësisht privatësisë që ka kërkuar të ruajë, disa detaje i kanë ndarë përgjatë këtyre viteve në intervista vet ajo ose i janë zbuluar nga miqtë e afërm të çiftit.

1- Arbana dhe Ardit u njohën thuajse 2 dekada më parë dhe shkak për njohjen e tyre u bë një mik i përbashkët.

Siç e ka pohuar edhe vet prezantuesja ata janë njohur falë artistit Bojken Lako që kishte miqësi si me Arbanën edhe me Arditin.

2- Arbana Osmani, “nusja” që veshi fustanin e bardhë por nuk bëri dasmë

Moderatorja e ka provuar ndjesinë e “fustanit të bardhë” që konsiderohet si ëndrra e çdo vajze, por që e ka bërë për punë dhe jo sepse për të ka ndonjë simbolikë të rëndësishme. Ajo u “bë nuse” për sfilatën e Geraldina Sposa-s në vitin 2011 dhe ishte mjaft e qartë se për të dhe partnerin 8 vite më të madh në moshë nuk do të kishte dasmë.

“Për mua personalisht, veshja e fustanit të bardhë nuk ka ndonjë simbolikë të rëdësishme. Unë jam kundër instrumentalizimit të një ndodhie kaq personale siç është lidhja me njeriun e jetës, për ta bërë si show për të tjerët. Nuk kam dashur që të bëj shoë me ndjesitë e mia më intime, ndaj për këtë arsye nuk më pëlqejnë dasmat dhe kemi zgjedhur të mos bëjmë dasmë. Sfilata e “Geraldina Sposa” është përveçse punë për mua, edhe plotësimi i dëshirës se mamasë sime e mikeshave të ngushta, të cilat nuk e di pse, po kanë pasur gjithmonë qejf të më shihnin të veshur me fustanin e bardhë”, u shpreh Arbana për mediat asokohe.

3- Arbana dhe Arditi kanë qenë zyrtarisht të martuar edhe përpara ligjit.

Ndonëse përgjatë këtyre viteve ata nuk vendosën ta kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë me ceremoni martesore, moderatorja kishte pranuar të merrte mbiemrin e bashkëshortit dhe siç shkruan “Panorama Plus” në regjistrat e Gjendjes Civile rezulton me emrin Arbana Kero dhe jo Arbana Osmani siç e njohim të gjithë përmes ekranit.

4- Rruga Tiranë-Elbasan, përditë për hir të dashurisë?!

Sipas “Panorama Plus” para disa vitesh, për një periudhë kohe, Arbana Osmani ishte shpërngulur për të jetuar në Elbasan për të qenë pranë partnerit të saj. Ky i fundit ishte zhvendosur aty për shkak të punës së tij dhe për këtë arsye moderatorja udhëtonte çdo ditë drejt Tiranës për të vijuar edhe punën e saj në televizion.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF