KreuStil Jetese

Foto e papublikuar/ Monica, bashkëshortja e Lorik Canës shtatzënë!

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica u bënë prindër për herë të parë në shtator të 2015-ës duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Boiken. Në fakt çifti, që njihet për jetën diskrete dhe rrallë preferon të ndajnë momente familjare me publikun, edhe periudhën e pritjes së ëmbël zgjodhën ta mbajnë për vete.

Por bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare, Monica është ndjerë nostalgjike për atë periudhë dhe për herë të parë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto nga shtatzënia.

Siç kuptohet edhe nga imazhi, fotoja është shkrepur gjatë pushimeve të çiftit në rivierën francezë pak muaj para se djali të vinte në jetë, teksa arkitektja italiane shfaqet me një palë rrobabanjo të bardha.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF