Hovi i “Delegacionit“ nuk ndalet, filmi shqiptar triumfon edhe në festivalin e Triestes!!!

Delegacioni me regji te Bujar Alimanit ka rrëmbyer cmimin e filmit më të mirë me metrazh të gjatë në Festivalin e Filmit  të Triestes. Një film që lëkundet mes farsës dhe tragjedisë, për të rrëfyer një fazë kritike të historisë së Shqipërisë; ky eshte përshkrimi që i bën shtypi Italian krijimit shqiptar, për të cilin thotë se e ka prekur dhe emocionuar në mënyrë të vecantë për saktësinë dramaturgjike dhe aftësinë për të hedhur ura lidhëse me të shkuarën.

E shkuara komuniste, vazhdojnë mediat italiane, tenton të rikthehet vazhdimisht në kinematografinë shqiptare.

Chris The Swiss i Anja Kofmel mori cmimin e dokumentarit më të mirë në këtë festival, ndërsa filmi më i mirë me metrazh të shkurtër ishte Last Call nga Hajni Kis.

Previous ArticleNext Article