KreuStil Jetese

Suada Sherifi në Paris, trupi ‘flak’ më në formë se kurrë

Ish-miss Albania Suada Sherifi u bë nënë 2 vjet më parë, por ia ka dalë të kthehet në top formë pas lindjes.

30-vjeçarja ndërkaq duket mjaft e lumtur në postimet e fundit që bën në llogarinë personale në Instagram.

Pak ditë më parë u shfaq e buzëqeshur teksa këndonte në makinën e saj, ndërsa të hënën mbrëma ka postuar dy foto ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, çantë Chanel dhe këpucë ngjyrë ari.

Me një trup thuajse perfekt, Suada ka rrëmbyer qindra pëlqime e komente për pamjen e saj dhe buzëqeshjen rrëzëllitëse teksa pozon në atë që i ngjan ballkonit të një hoteli në kryeqytetin e dashurisë, Paris, ku po qëndron.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF