KreuCelebrity

Cristiano Ronaldo i thyen hundën tifozes; ajo ka një kërkesë!

Elena Di Martino është një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Juventusit, e si e tillë nuk mund të mos mungonte në ndeshjen e zhvilluar dy ditë me parë mes Chievos dhe Juventus. E ulur pranë portës së fushës së blertë tifozes krejt papritur ju përplas në fytyrë topi i gjujatur as më pak, e as më shumë se Cristiano Ronaldo.

Gjuajtja ishte aq e fortë sa Elenës ju thye hunda dhe ajo ka një kërkesë tani për yllin e futbollit.

“Cristiano është një idhull por pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë”; ka shkruar Di Martino në llogarinë e saj në facebook.

Ashtu si 46-vjeçarja, edhe ne jemi në pritje të përgjigjes që Ronaldo do t’i japë të lënduarës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF