Modelja kineze e klipit të Dolce Gabbana-s: “Reklama më shkatërroi karrierën”

Pak javë më parë klipi i shtëpisë së modës Dolce&Gabbana xhiruar në Kinë shkaktoi një zemërim të madh te vendi aziatik. E për këtë ka folur vetë protagonistja e klipit që shihet të konsumojë ushqim italian me shkopinj, veprim ky që u cilësua si oendues për kinezët.

Modelja, e quajtur Zuo Ye, ka folur për herë të parë duke thënë se ndihet “fajtore dhe e turpëruar” dhe kërkoi mirëkuptimin e bashkëatdhetarëve të saj. Kjo deklaratë e ndezi sërish debatin në rrjetin social Weibo dhe shumë komentues thanë se urojnë që modelja të mund të vazhdojë karrierën e saj në modeling pas zemëratës që shkaktoi pjesmarrja e saj në reklamën e markës së njohur italiane.

Modelja u shpreh se ajo mendonte se puna me Dolce&Gabbana do të përbënte një hap shumë të madhe  në karrierën e saj por që nuk ndodhi kështu, pasi pjesmarrja në klip pothuajse i mbylli dyert e karrierës. Ajo shtoi se uishte në dijeni se klipi do të xhirohej me në thelb ushqimet italiane por u ndie në vështirësi kur iu kërkua të konsumoi makarona dhe pica me shkopinj.



Previous ArticleNext Article