KreuStil Jetese

Rona Nishliu anëtare e jurisë që zgjedh këngën franceze për në Eurovizion

Rona Nishliu anëtare e jurisë që zgjedh këngën franceze

Rona Nishliu vazhdon të na bëjë sërish krenarë! Artistja është zgjedhur të jetë pjesë e jurisë së “Destination Eurovision” juri e cila do të përzgjedh këngën që do të përfaqësoi Francën në Eurosong 2019.

Gara kombëtare seleksionuese “Destination Eurovision” do të mbahet këtë të shtunë dhe artistja shqiptare do të jetë në panelin e jurisë profesioniste që së bashku me votat e publikut zgjedhin mes 7 këngëtarëve dhe 1 grupi atë që do të përfaqësojë Francën në Eurosongun e këtij viti që do të mbahet në Izrael.

Kjo është pozitë shumë e rëndësishme për artisten shqiptare, e cila ka prekur skenën e Eurovizionit në 2012-tën e që me këngën “Suus” e renditi Shqipërinë në vendin e 5-të- pozicionimi më i mirë në gjithë përfaqësitë shqiptare në këtë kompeticion.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF