KreuStil Jetese

Hahaha! Këngëtares shqiptare iu nis princi me kalë por ja çfarë ndodhi rrugës…”

Këngëtarja shqiptare Flaka Krelani ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj private.

Ajo ka rrëfyer në emision se është ende beqare dhe se nuk e ka gjetur ende dikë që t’i rrëmbejë zemrën, apo thënë ndryshe princin e kaltër.

“Është nisur princi me kalë, por mbërriti vetëm kali”, tha artistja duke cituar kështu një fjalë të urtë që përdoret në Kosovë për këto raste.

Megjithatë edhe kur ta gjejë princin e kaltër, mos prisni ta merrni vesh sepse Flaka është nga ato këngëtare që jetën private e mban shuuume private dhe deri më tani asgjë nuk dihet për çështjet e saj të zemrës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF