KreuStil Jetese

Celine Dion 50 vjeç del pa reçipeta dhe NUK DIMË ç’të mendojmë!

Diva Celine Dion ka qenë kryefjalë e mediave që pas mbërritjes së saj në qytetin e dashurisë, Paris, për javën prestigjioze të modës që po zhvillohet atje. Dhe 50-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj të çuditshme teksa mbërrinte në Folies Bergere, të premten.

Ikona e stilit i la pak vend imagjinatës pasi shfaqi gjoksin pa reçipeta, e veshur me një jumpsuit të zi me jakë formë V-je shumë të hapur përpara që i ekspozonin kraharorin.

E nëse për pjesën e përparme mund të kemi disa ankesa, pjesa tjetër e veshjes dhe look-ut të artistes ishte e gjitha për t’u komplimentuar: palliçetat ishin me vata të theksuara te supet dhe gura të qëndisur në njërën anë të krijonin idenë e imazhit të një fashionisteje të vërtetë.

Teksa shoqërohej nga miku i sam më i mirë 34-vjeçari Pepe Munoz, dyshja ka qenë e pandarë gjithë ditën, duke nxitur disi edhe thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre, shkruan DailyMail.

Kjo nuk ishte dalja e parë e Celine Dion në Paris dje, pasi ajo u shfaq më herët me një fustan të mrekullueshëm të bardhë, me fruda dhe me printe lulesh shumëngjyrëshe dhe me këtë po që ngjante NJË DIVË E VËRTETË

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF