E ndajnë nga Albani, shpërthen Çiljeta kundër mediave! “S’na ndajnë videot…shihni burrat tuaj”

Çiljeta Xhilagës duket se i është sosur durimi me lajmet që po qarkullojnë së fundmi për të dhe partnerin e saj Alban Hoxha. Para pak muajsh, portieri i Partizanit u kap mat në një nga klubet e kryeqytetit me një vajzë misterioze, dhe mediat shkruan se Çiljeta i dha fund historisë së dashurisë për shkak të kësaj. Por mesa duket kjo nuk ka ndodhur pasi sipas këngëtares ata janë bashkë dhe se nuk ka asnjë video e bërë me qëllim që të mund t’i ndajë ata.

Këngëtares duket se nuk ‘i mban më ujë pilafi’ dhe ka zgjedhur që të reagooi njëherë e mirë, pas muajsh heshtjeje, e ngacmuar nga lajmi i ndarjes publikuar sot në një të përditshme shqiptare. “Të dashura media që nuk na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe të na shkoj dita mbarë, do t’ju lutesha shumë shihni gratë dhe burrat tuaj, familjet tuaja se duke u marr me jetën e të tjerëve do t’ju ikin gratë tuaja dhe burrat nga duart”, nis shkrimi i Çiljetës.


Postimi i Ciljetes ne Instagram

Duke mirëkuptuar faktin se është personazh publik dhe në qendër të vëmendjes, ajo akuzon mediat se s’kanë me çfraë mbushin gazetat por sipas saj çdo gjë e ka një limit.

“Na lini rehat, boll u morët jo video, jo u ndanë,jo u pajtuan, jo u ndanë e jo u pajtuar prapë. S’na kanë ndarë as videot e bëra me qëllim nga kategoria ZH e femrave pa nivel dhe asgjë. Kur të na ndajë i madhi Zot do t’ju lajmërojmë vetë”, mbyll showgirli i njohur shqiptar.

Pra Çiljetën dhe Albanin vetëm Zoti mund t’i ndajë, sipas këngëtares.

Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga janë bashkë që prej gati 3 vitesh dhe shumë rrallë kanë zgjedhur të ndajnë momente në çift me publikun dhe fansat e tyre.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article