KreuCelebrity

FOTO/ Brenda festës gjigande në 10 vjetorin e Ana Gjebreas!

26 janari i vitit 2009 do të qe një datë e shënuar e ndër më kuptimplotat për familjen Gjebrea. Babi Arditi, mami Anila e vëllai Jon u bekuan me ardhjen në jetë të Annës.

E vogla e familjes po rritet e ditën e djeshme (e shtunë, 26 janar) ajo ka fryrë 10 qirinj në tortën e ditëlindjes. Për të ëmblën Anna, familja organizoi një festë të madhe e të bukur, ku nuk munguan edhe shumë emra të njohur të ekranit e skenës shqiptare.


Torta e ditëlindjes ishte në ngjyrë rozë, dhe në të ishte dekoruar (imituar) një tastierë piano e një mikrofon, duke na bërë kështu të bindemi edhe më shumë që tek Anna, ndryshe nga nga i vëllai Joni, gjenet e babit artist kanë dominuar më shumë.


Me siguri vogëlushja ka kaluar një super ditëlindje mes të dashurve të saj, e dhuratat patjetër që nuk kanë munguar! Ne ju sjellim mes fotosh pjesëz nga 10-vjetori i Ana Gjebreas.

Festofsh gjithmonë kaq e lumtur vogëlushe, edhe 100!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF