KreuStil Jetese

25 vite në treg, Italoptik mbledh miqtë dhe VIP-at në eventin jubile

Këtë fundjavë që lamë pas, Italoptik- optika e parë private në Shqipëri festoi 25 vjetorin e krijimit dhe në këtë ditëlindje jubile mblodhi në një event gjithë miqtë dhe klientët besnikë.

Për të celebruar këtë moment të rëndësishëm për biznesin, i cili pavarësisht vështirësive fillestare të vitit 1994 kur edhe u hap, ia ka dalë të trashëgohet nga babai te fëmijët dhe të jetë sot pas 25 vitesh një biznes i suksesshëm dhe lider në fushën optike në Shqipëri.

“Jemi këtu për të festuar të gjithë bashkë ditëlindjen tonë të 25-të. Besoj 25 vite për një biznes në Shqipëri është diçka e rrallë, ndaj edhe ne menduam që këtë jubile të argjentë, që shënon çerekshekulli në historinë e Italoptik ta celebrojmë me këtë event, duke festuar e trokitur një gotë së bashku, për t’ju falenderuar, pasi falë jush ne jemi rritur e forcuar! Biznesi ynë është një biznes familjar krijuar nga babai Andrea Lula, i cili vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite në krye të detyrës, më pas u integrova dhe unë në kete sektor, dhe tani së fundmi edhe vëllai, Dr. Albert Lula”, tha Romina Ferra- menaxherja e Italoptik në fjalën e saj përshëndetëse në event.

Sigurisht që ky 25 vjetor nuk mund të kalonte lehtë pasi siç gjithmonë ka ditur edhe kësaj here Italoptik ka sjell një tjetër risi në tregun shqiptar të optikës: lenten ‘progressive future’, një inovacion në këtë fushë, ku kanali i syzes progresive është i personalizuar për çdo klient.

Duke zbuluar edhe hapjen e një dyqani të ri të Italoptik, që për momentin themeluesit vendosën ta mbajë surprizë, optika për të falenderuar dhe shpërblyer gjithë klientët e saj, përgjatë një muaji ka iniciuar një shorte ku janë përfshirë të gjithë klientët që kanë ërë blerje në dyqanet e Italoptikës dhe mbrëmjen e eventit u zgjodhën edhe 3 fitues që përfituan syze dhuratë nga koleksionet më të fundit e markat më prestigjioze, që mund të gjenden vetëm në Italoptik.

Eventi u mbajt në ambientet e optikës në katin e II të qëndrës tregtare TEG dhe të pranishëm kanë qenë emra shumë të njohur të jetës publike e personazhe VIP.


Jonida Maliqi


Armina Mevlani


Eva Murati


Monika Lubonja


Ilda Lumani, Romina Ferra

Eneda Tarifa


Visjan Ukcenaj, Rudina Dembacaj


Eni Sheu, Romina Ferra
Daljana Sejdia
Alba Cobo


Eva Dibra, Romina Ferra, Orinda Huta


Orinda Huta


Irma Libohova


Santa Comora

Fatma Haxhialiu


Aulona Musta
Isida Mollaymeri


Xhani Shqerra
Ardi Asllani

Romina Ferra, Elton Merja
Enkel Demi, Gerta Gixhari, Blerina Shehu

Romina Ferra, Lamberto Shtjefnin

Gerta Gixhari

Senera Hoxha, Ervin Kurti

Kristina Bakiu
Sara Kolami

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF