KreuCelebrity

Fiori Dardha rrëfen luftën e së ëmës me sëmundjen e rëndë dhe ka një mesazh!

Ka qenë një bashkëbisedim më ndjekësit në Instagram ai që e ka ngacmuar Fiori Dardhën, duke e shtyrë të flasë për një temë të dhimbshme për të. E ëma e moderatorës ka vuajtur nga kanceri i gjirit, dhe pas një betje të ashpër, ka arritur ta mposhtë sëmundjen. Një ndjekëse e pyet nëse  ka një këshillë për të dhënë pasi gjendet në të njëjtën situatë. “Si e keni kaluar periudhën e vështirë me mamin, si gjenit forcë motivuese, është pyetja. Fiori u përgjigj duke i treguar më së pari se i vjen shumë keq dhe se uron të shkojë çdo gjë mirë.

“Të shembet bota kur mëson se nëna jote vuan nga një sëmundje e rëndë, por mos harro që ajo ka nevojë për ty. Me shumë kurajo, me përkushtimin e mjekëve dhe me besimin në Zot këto sfida bëhen më të lehta. Mos e bëni sëmundjen pjesë të bisedave tuaja. Mos lejoni t’ju shkatërrojë ditët! Injorojeni sa më shumë! Të shkuara”,-shkruan moderatorja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF