KreuStil Jetese

Për faj të Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit, aktori rrëfen konfliktin me Altin Bashën

Prej pak javësh, të dielat në mbrëmje Top Channel po ia kushton “Sekreteve të Portokallisë”, ku aktorët dhe protagonistët e show-t të humorit rrëfejnë të pathënat, prapaskenat dhe batutat që nuk shihen në ekran.

Mbrëmjen e djeshme, aktorit i spikatur Rezart Veleshnja ka rrëfyer një sekret për marrëdhënien e tij me regjisorin Altin Basha, që dikur i ishte betuar se do t’ja nxinte jetën. Imituesi i shumë personazheve të njohur si Ardit Gjebrea apo Arian Çani, Veleshnja ka treguar se dikur korridoreve të Akademisë së Arteve ai dhe Elvana Gjata e Jonida Vokshi që studionin për regji kishin një lojë aspak të pakëndshme pasi i hidhnin kovat me ujë të pisët njëri-tjetrit në kokë.

“Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. ‘Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit  kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha’: “Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre”, rrëfeu aktori.

Por si për çudit të fatit atij i dolën fjalët e një fallxhoreje që i pati thënë asokohe se ai do të bëhej artist dhe do të punonte në televizion, në telefonin e tij merrte regjisori Altin Basha, i cili po kërkonte aktorë për audicione por as që e dinte se po telefononte djalin që i bëri të pabërën në Akademi.

Pasi u paraqin në studion e audicioneve, aktori rrëfen dhe momentin e parë të takimit me Bashën.

“Kur hyra atë ditë për audicion ai ishte në mbledhje me gjithë trupën, hapa derën dhe sa më pa më tha: Çfarë kërkon ti këtu more? Jashtë urgjent! Profesor, jam Rezi i thashë. Ai s’ma kishte ditur as emrin”, tregoi Rezart Veleshnja për përplasjen që tashmë i përket të shkuarës pasi dyshja prej disa vitesh punojnë suksesshëm bashkë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF