E kritikojnë se është dobësuar shumë, Celine Dion ka këtë përgjigje!!!!

Celine Dion përgatitet për një koncert gjigand në Britani këtë verë, por a është lodhja, arsyeja e dobësimit të madh të saj? Këngëtarja ikonë e pranoi se është kritikuar shumë për faktin që ka humbur ndjeshëm në peshë. Por asaj nuk i pëlqen të japë shumë shpjegime. Nëse ju pëlqen, mirë, nëse nuk ju pëlqen, mos u lodhni fare, mos bëni fotografi, thjesht lërmëni të qetë, ka thënë ajo.

Celine tregon ndërkohë sesi moda është shndërruar në një burim gëzimi në jetën e saj. Është e mahnitshme sesi pak fantazi në veshje mund të ta ndryshojë humorin, shprehet diva e muzikës; modën e kam dashur gjithmonë, por tani më duket sikur po e vlerësoj dhe shijoj më shumë!

Previous ArticleNext Article