Eranda Libohova jep lajmin e bukur për Shën Valentin

Dalja e saj e fundit ishte pjesëmarrja në Festivalin e Fundvitit, ku Eranda Libohova u paraqit me këngën “1000 pyetje”. Duket se këngëtarja ka menduar një dhuratë në ditën e të dashuruarve, për dashamirësit e saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Eranda ka njoftuar se ka rezervuar një surprizë për datën 14 shkurt, e me siguri ajo çka do të na sjelli ajo do të jetë një këngë e bukur, të cilën edhe kësaj here ja ka besuar bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë Gent Myftaraj e Pandi Laço. Këngëtarja simpatike po i jep ‘dorën e fundit’ klipit, në mënyrë që të dashuruarit pse jo të kenë një këngë dedikim për njeriun e tyre të zemrës.

Klipi i fundit i Eranda Libohvës është lançuar më 14 qershor 2018, me këngën “Pres të më thërmosh”.



Previous ArticleNext Article