Pas 4 vitesh mungesë, rikthehet show i njohur!

Që prej vitit 2015 kur u shpall fituese Edea Demaliaj, talent-show “X factor” u ndërpre duke mos u shfaqur më. Por duket se pas 4 vitesh spektakli i zbulimit të talenteve do të rikthehet sërish në ekranin e Tv Klan. Të paktën këtë na ka lënë të kuptojë moderatorja Alketa Vejsiu, nëpërmjet një komunikimi mes ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram.

“Do t’ju pëlqente të rikthenim “X Factor Albania” në Tv klan”; pyeti ndjekësit Alketa. Pjesa dërrmuese e ‘publikut’ të instagramit komentuan me “po” se ata do të donin të rikthehej spektakli i njohur.

Burime për anabel.al kanë konfirmuar se “X Factor Albania” do të rinisë së shpejti në Tv Klan.

 

Previous ArticleNext Article