KreuStil Jetese

Zbulohet ‘sekreti’ LIVE! Ish-banorja e Big Brother martohet në shkurt

Ish-banorja e Big Brother Albania 9, Gerta Shino prej kohësh është shpërngulur në Norvegji ku ka nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj Florentin.

E duket se gjërat kanë kaluar në një tjetër stad për çiftin e ri! Ish-banorja e reality show-t ka qenë e ftuar në emisionin e djeshëm të pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” dhe ka folur ndër të tjera edhe për bashkëjetesën me partnerin në Oslo.

Stafi i programit kishte rezervuar edhe një surrizë për Gertën pasi u shfaq në studion e programit me anë të një videomesazhi, duke zbuluar padashje edhe një sekret të tyrin.

“Hajde sa më shpejt te shpia se duhet me u martu”, dëgjohet të thotë Florenti duke vënë në siklet të dashurën e tij e cila zbuloi se ajo tashmë e ka marrë propozimin për martesë dhe ata do të celebrohen në muajin shkurt, ndërsa ceremoninë e dasmës do ta organizojnë pak më vonë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF