KreuStil Jetese

Përlotet Adelina Tahiri: “Ndihem shumë keq, më kanë kërcënuar për djalin”

Pavarësisht jetës luksoze që shfaq në Instagram, udhëtimeve dhe lumturisë që transmeton, Adelina Tahiri që pas njohjes me bashkëshortin e saj amqedonas nuk ka pasur ditë plotësisht të qeta dhe kjo jo për fajin e saj.

Adelina është sulmuar vazhdimisht për shkak të lidhjes së saj të dashurisë avokatin më të pasur në Maqedoni, 50-vjeçarin Serjoza Markov për shkak të shtetësisë së tij, duke e akuzuar këngëtaren si ‘tradhëtare’ ndaj kombit shqiptar. Edhe më herët ajo është shprehur se ka qenë dashuria që i ka bërë bashkë dhe se ndjenja e tyre ka qenë më e fortë se çdo paragjykim që mund të bëhet.

Por duket se kërcënimet dhe sulmet ndaj Adelinës shkojnë me tej e këtë e ka konfirmuar vet gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Mama’s Trip” të këngëtares Big Mama.

“Kam pasur kercënime, nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kercëniim femijen tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk e di a është mekat të duash dikë”, u shpreh Adelina e prekur. Këngëtarja shtoi se tani është shumë e lumtur dhe vogëlushi i ka dhënë motiv të ecë përpara. “Tani jam shumë e lumtur. Familja dhe burri më kanë mbështetur. Fëmija më ka dhënë motiv të vazhdoj. Ne sa jemi të mirë si popull, jemi edhe të poshtë ndonjëherë. Unë i kuptoj, janë të mllefosur nga e kaluara, por nuk jam unë fajtore. Ishte diçka më e fortë se unë”, u shpreh Adelina gjatë intervistës së realizuar gjatë disa ditëve pushimesh dimërore në Shkup.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF