KreuStil Jetese

1 ditë pasi u shfaq në Top Channel, Alesia Bami hiqet nga “Stop”

Që prej muajit shtator të 2017-ës balerina Alesia Bami ka qenë velina e emisionit investigativ “Stop” që transmetohet në Tv Klan. Por tashmë kjo eksperiencë televizive duket se i përket të shkuarës sepse velina brune është larguar papritur nga emisioni.

Ka qenë puntata e së mërkurës ajo që ka bërë që menjëherë të qarkullojnë lajmet e largimit të saj pasi në vend të Alesia në emision është shfaqur një velinë e re e quajtur Gloria.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se nuk bëhet fjalë për një ndryshim velinash siç ndodh në të tilla emisione me nisjen e sezonit të ri, sepse velna tjetër Oli vijon të jetë ende pjesë e emisionit.

Por çfarë e largoi modelen seksi nga roli i saj si velinë: a u hoq ajo nga drejtuesit për shkak të shfaqjes së saj 1 ditë më parë në televizionin konkurrent, Top Channel në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” apo Alesia zgjodhi të largohej për motivet e saj personale?

 

 

Deri më tani vet protagonistja nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me largimin e beftë nga emisioni duke lënë një pikëpyetje që me gjasa do të zbardhet në ditët në vijim

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF