KreuCelebrity

Ori Nebiaj flet për humbjen të atit: “ Ne na vinte përpara cdo gjëje tjetër“!!!

Në fillim, praninë e saj tek Wake Up-i e rrethoi një farë skepticizmi mes fansave të formatit të vjetër, por Ori Nebiaj u kthye shumë shpejt në një figure mjaft të dashur, me lirshmërinë dhe ciltërsinë e saj në ekran.

Së fundi, moderatorja ka rrëfyer dicka edhe nga jeta e vet private. Tek “ Rudina“ në Tv Klan ajo foli mes të tjerash për të atin që nuk jeton më, duke përcjellë një rrëfim të sinqertë mbi marrëdhenien e bukur me të. “Babai im ka qenë sportiv ashtu siç jam edhe unë. Vera për ne ishte një nga momentet më të bukura. Çdo verë shkonim në plazh bashkë, nuk mbaj mend asnjëherë që babai im të shkonte me shokët dhe të na linte ne. Ishim ne përpara gjithçkaje.

Babai, shton prezantuesja, nuk jeton më, janë bërë thuajse 5 vite që është ndarë nga jeta me një sëmundje të keqe që as nuk do doja ta përmendja sepse është bërë kaq e shpeshtë ta dëgjojmë saqë më shqetëson. Kur e ke jetuar dhe e di çfarë është, je edhe më sensitive ndaj kujtdo tjetër që mund të ketë një fat të keq. Ne ishin në shtëpi 5 gra dhe kishim një mbret që na bënte të lumtura të gjithave pa ndalim. Ai ishte shok, partner, me të mund të debatoje, të luaje, me të kërcenim të gjitha bashkë sa herë që dilnim. Kam kujtime pafund, më ka lënë kaq plot saqë as nuk e mendoj që nuk e kam, më duket sikur është me mua”, ishin fjalët e Orit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF