KreuStil Jetese

A do të lindë Meghan aty ku lindi Kate? Zbulohen porositë që i janë dhënë stafit të materntetit

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shtohet kurioziteti drejt muajve të fundit të shtatzënisë së dukeshës Meghan Markle.

Dukesha, e cila mendohet se është në muajin e 6 të pritjes së ëmbël, mendohet të sjellë në jetë fëmijën e parë në fund të muajit prill, në fillim të majit. Hamendësimet që kanë nisur së fundmi lidhen me maternitetin ku do të realizohet lindja, që zërat thonë se mund të ndodh në të njëjtin maternitet ku ka lindur edhe kunata e saj, Dukesha Kate Middleton.

DailyMail shkruan se stafi mjekësor i maternitetit Lindo Wing është porositur të anulojë pushimet e caktuara rreth periudhës prill-maj, periudhë në të cilën pritet të vijë në jetë fëmija e çiftit mbretëror Meghan dhe Harry.

Udhëzimet e dhëna te personeli i spitalit janë që edhe 37-vjeçarja Meghan do të ndjekë shembullin e Kate Middleton, e cila ka sjellë në jetë të 3 fëmijët e saj në po të njëjtin spital. “Gjithë stafit të maternitetit i është kërkuar të mos bëjë pushime në prill dhe të gjithë mendojnë se kjo lidhet direkt me ardhjen në jetë të foshnjes mbretërore, ndonëse askush nuk e konfirmon këtë”, thotë një burim për DailyMail.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF