KreuCelebrity

Fatma dhe Alfio, dasmë më shpejt nga ç’e prisni

Pasi shijuan lidhjen e tyre në fshehtësi të plotë për rreth dy vite, pas bërjes publike të historisë së tyre të dashurisë, duket se Fatma dhe Alfio kanë vendosur të jenë të hapur për çdo gjë rreth romancës së tyre. Postojnë foto së bashku, flasin hapur rreth dashurisë që kanë për njëri tjetrin, e madje duket se çifti paska filluar të mendojë edhe për hapin e madh në marrëdhënien e tyre.

Dasma! Po, po Alfio dhe Fatma e kanë konsuuar edhe këtë temë e duket se viti 2020 do t’i gjejë ata si burrë dhe grua. Të paktën këtë na lënë të kuptojmë shefi i kuzhinës i ftuar në emosionin “Thumb”, ku i pyetur rreth dasmës ai tha se ka mundësi që vitin e ardhshëm çifti të martohet.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF