KreuStil Jetese

Martuar me një milioner, PSE Angela Martini nuk mban mbiemrin e burrit?

Angela Martini kurorëzoi historinë e dashurisë me partnerin Dragos Savulescu-s në dhjetor të 2017-ës dhe ndoshta të gjithë mendojnë se modelja shkodrane ka ndërruar edhe mbiemrin e saj.

Por në një seri pyetjesh-përgjigjesh realizuar në Instagram mbrëmjen e së enjtes, vet Angela ka zbuluar se edhe ligjërisht ajo ruan mbiemrin e saj Martini dhe ka një arsye për këtë.

“Burri im thotë se mbiemri im është shumë ‘cool’ për t’u ndryshuar’ është përgjigjur modelja shtatlartë pyetjes së një ndjekësi.

Me këtë rast Angela ka zbuluar edhe disa detaje të tjera të martesës së saj duke thënë se ajo dhe Dragos kalojnë thuajse 24 orë bashkë; ajo nuk e di se sa para fiton ai përgjatë një viti dhe madje ka pranuar se nëse ai nuk do të ishte kaq i pasur sa është jo vetëm që do ta donte, por do ta dashuronte edhe më shumë se tani.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF