Anila Çela largohet nga “Vizioni i Pasdites”; ja cila e zëvendëson!

Pak ditë më parë mësuam se moderatorja ikonike e Vizion Plus, Anila Çela do të marrë nën drejtim një emision të ri. Në fakt programi që do të moderojë Anila rikthehet pas disa vitesh në Vizion Plus.

“Nga e Para” në sezonet e kaluara është moderuar nga ish-miss-i Valbona Selimllari, ndërsa tani dejtuesit e televizionit ja kanë besuar këtë program moderatores bionde.


Mesa duket Anila do të heqë nga dorë ngë “Vizioni i Pasdites” për t’ju përkushtuar totalisht programit të ri. Burime për revistawho.com kanë zbuluar se tashmë pasditet në Vizion Plus do t’i besohen një tjetër biondine, e cila është e njohur më shumë si këngëtare për publikun, ndonëse ka mbaruar studimet për gazetari në Itali.

Evi Reçi është moderatorja që do prezantojë së shpejti “Vizionin e Pasdites”. Reçi vjen nga një eksperiencë në shtetit fqinj Itali, ku ka punuar atje në një radio lokale e gjithashtu ka shkruar në gazetë.

 

 

Previous ArticleNext Article