E bija bën bashkë ish-çiftin Suela Kalaja dhe Saimir Çili

Ka qenë një prej divorceve më të përfolur ajo e ndodhur dy vite më parë mes artistëve Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Kalvari i prishjes së marrëdhënies deri në finalizimin ligjërisht nuk ishte aspak i lehtë e miqësor për dy ish bashkëshortët. Por kur një fëmijë është në ‘mes’ të rriturit duhet me patjetër të lënë mënjanë mëritë e bëhën bashkë, ndonëse dashuria ka mbaruar, si dy prindër të devotshëm për hir të fëmijës.

Isea vajza 10-vjeçare e çiftit ishte mbrëmë pjesmarrësë në “The Voice Kids”, nga ku ne pamë Çilin dhe Kalajan për herë të parë pas divorcit në një përballje publike miqësore.

E kapur dorë për dore me prindërit Isea u paraqit në garë, nga ku ajo arriti të kthejë të treja poltronet e jurisë, por që vogëlushja preferoi të zgjedhë të bëhet pjesë e skuadrës së Aleksandër dhe Renis Gjokës.



 

 

Previous ArticleNext Article