FOTO PAPARAC/ Majlinda Bregu për fundjavë në Tiranë, tërheq me ‘look-un’!

Që prej 1 janarit të 2019-ës ajo është shpërngulur në Sarajevë, pasi mori në dorëzim postin e ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Pasi ka përmbyllur edhe një javë mes shkresash, takimesh, e vendimesh të rëndësishme, Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë për të kaluar fundjavën pranë familjes, dy fëmijët e bashkëshortin. Politikania e njohur është fiksuar nga paparazzi i Bordo, paraditen e kësaj të shtune në një prej lagjeve të njohura të Tiranës, e nëse nuk do ta njihnim, do të mendonim se kjo zonjë që prej së largu dallon e veshur gjithë stil e shije do të qe ndonjë blogere mode.

Kombinuar guximshëm, Majlinda kishte veshur një fund ngjyrë rozë, këmishë në po të njëjtën ngjyrë, e mbi të një xhup të kuq me mëngë treçerekshe. Një çantë me rrip të gjatë i varej mbi sup, ndërsa look-u përfundon me sandalet ortopedike.

E fokusuar krejtësisht tek telefoni, Shefja e Këshillit të Përgjithshëm Rajonal me siguri ka kthyer shumë koka sot në rrugët e Tiranës.

Previous ArticleNext Article