Në një prononcim për bordo.al pak javë më parë Ermal Mamaqi zbuloi se filmi “Dy gisht mjaltë”, në të cilin ai dhe Elvana Gjata janë protagonistët do të mbajë premierën e tij më 14 shkurt.
Ndërsa kurioziteti për të parë filmin duket se është tejet i madh tek publiku, një kuriozitet tjetër rreth këtij prodhimi është zbuluar nga revistawho.com.
Kolona zanore e “Dy gisht mjaltë” është besuar zërit të këngëtares Orgesa Zaimi, por kënga apo tingujt që do ta shoqërojnë filmin mbeten për t’u parë e dëgjuar kur ai të shfaqet në kinematë e Tiranës, e jo vetëm.