KreuCelebrity

Në prag të lindjes, Elita Rudi realizon setin e fotove të shtatzënisë dhe ne u mrekulluam!

Vetëm pak ditë e ndajnë atë nga ngjarja më e madhe e jetës, ajo e të bërit nënë. Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj Gjiko janë drejt fundit të pritjes për të njohur fëmijën e tyre të parë, që mendohet se është djalë. Moderatorja simpatike duket se vetëm tani ka preferuar të realizojë setin e fotove të shtatzënisë, siç edhe tashmë është bërë zakon për mamat në pritje.

Me barkun e ekspozuar, ulur mbi një ‘fole’ të ngjashme me atë të zogjve, ndërsa pas krahëve duket pylli, Elita ngjan si e dalë nga përrallat.

Moderatorja dhe reperi lidhën kurorë nëpërmjet një ceremonie madhështore më 21 shtator 2018, ndërsa nga çasti në çast janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF