KreuStil Jetese

2 vite pasi humbi bashkëshortin, Irma Libohova: “S’e dija që isha kaq e fortë”

Irma Libohova u bë dy vite tashmë që nuk ka pranë bashkëshortin e saj Besnikun, që ka qenë për artisten e njohur mbështetja më e madhe. Besnik-u, krahu i djathtë për më shumë se 32 vjetësh i Irmës u largua nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërsa ajo vendosi që dhimbjen ta mbaj në shpirt e t’i rikthehet muzikës pak ditë pas humbjes së rëndë.

Kjo temë u prek nga gazetari i “Prive” dhe Irma pohoi se pavarësisht largimit fizik, bashkëshorti i saj është gjithmonë i pranishëm në jetën e saj, është një pjesë që ajo i kthehet dhe e kujton shpesh por ajo ka zgjedhur të vazhdoj përpara për të përmbushur misionin e saj të mirë në jetë.

Artistja humbi Besnikun në mars të 201-ës dhe si artiste e vërtetë zgjodhi të mos anullojë koncertin e parashikuar duke mbledhur veten e mbajtur brenda vetes dhimbjen sepse siç ia ka lënë porosi dhe ai “trishtimin nuk duhet ta ndash me të tjerët, me të tjerët ndaj vetëm gëzimin.

“As vetë se paskam ditur që paskam qenë kaq e fortë…thashë jeta vazhdon dhe gjithsecili dhimbjen e mban në zemër, e ka për vete dhe nuk kam dëshirë që në asnjë moment të jetës sime të përcjell momente dhimbjeje, të qahem, të ankohem…”, u shpreh artistja.

Pak ora më parë Irma Libohova ka publikuar dhe këngë e videoklipin e saj më të ri titulluar “Kavash, kavash”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF