KreuStil Jetese

Florjan Binaj me lot në sy, vajza me aftësi të kufizuara prek me historinë në “Dua të të bëj të lumtur”

Një histori e veçantë dhe prekëse ka qenë ajo e Dorinës, e një vajze të re me aftësi të kufizuara nga qyteti i Durrësit që kishte ardhur në programin “Dua të të lumtur” për t’i dhënë një mesazh dy prindërve të saj.

Anila përshkak të një temperature të lartë në fëmijëri, që i kishte prekur muskujt e këmbës kishte pasur probleme me ecjen dhe kishte ardhur në program për të falenderuar prindërit e saj që mes sakrificash të mëdha ia kishin dalë që edhe ta shkollonin atë.

Ju solla këtu për t’ju falënderuar për çdo gjë që keni bërë për ne. Keni vuajtur dhe jeni lënduar shumë, por ia keni arritur sepse keni rritur tre fëmijë që ju duan shumë!”, ishin fjalët e vajzës për dy prindërit e saj të cilën u surprizuan në studio nga aktori i njohur i humorit Florjan Binaj, që mbërriti në skenë nën petkun e policit Kol Frakusha, rol i tiji kaq i dashur për publikun.

Teksa qëndronte pranë dy prindërve, Binaj nuk ka mundur të përmbaj lotët teksa përpiqej të thoshte edhe ai dy fjalë për historinë, ndonëse tejet i emocionuar.

Ne shohim filma me superheronj, por heronjtë e vërtetë janë prindërit. Pasuria e vërtetë në jetë është familja dhe Dorina është një shembull për t’u marrë sepse njerëzit nuk janë ajo çfarë duket nga jashtë, por ajo që rrëzëllen nga brenda. Dorina është një vajzë me botë!”, u shpreh aktori i njohur shqiptar. 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF