KreuStil Jetese

Ndarja e Stines nga bashkëshortja! Si e kanë pritur pjestarët e famijes…

Këngëtari Stine i habiti të gjithë në fundvit, kur deklaroi publikisht ndarjen nga bashkëshortja Graciela me të cilën ka edhe 1 vajzë.

Për këtë temë është pyetur edhe e motra e këngëtarit, njëkohësisht këngëtare Alida, e cila në një intervistë të dhënë për suplementin “Panorama Plus” i është përgjigjur edhe pyetjes për ndarjen e vëllait nga bashkëshortja.

“Me Nestin kemi qenë që fëmijë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. E pavarësisht se jeta na ndau të zgjedhim drejtime të ndryshme për të jetuar, e kemi akoma atë lidhjen si atëherë, normal që nuk na erdhi mirë, por gjithsesi secili e di vetë se si do veprojë për jetën e tij. Tashmë, jemi mbi 30 dhe nuk përzihemi për çështje private. Mund të them se këmbejmë mendime, dhe kjo po, është shumë e rëndësishme.”, ka thënë Alida.

Ajo ka pohuar se sigurisht që nuk i ka ardhur mirë nga lajmi i ndarjes, por këto janë vendimet personale të vëllait të saj.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF