KreuStil Jetese

Fansi, Arminës: “Bëj një gjë të mirë në jetë, boll u reklamove”

Armina Mevlani i ka lejuar ndjekësit e saj në Instagram që t’a pyesin për gjëra që ata kanë kuriozitet rreth saj dhe disa prej pyetjeve ka zgjedhur t’i përgjigjet më pas.

Por krahas pyetjeve për rutinën e bukurisë, komplimenteve për natyralitetit, ai që ka rënë në sy ka qenë njëri prej komenteve që pavarësisht se Armina mund të kishte zgjedhur të mos e publikonte nuk e bëri diçka të tillë.

“Bëj një gjë të mirë në jetë…trego humanizëm…boll u reklamove”, është komenti i një prej ndjekësve të blogeres e cila i është përgjigjur se ajo bën vepra të tilla humanitare por që nuk ka dëshirë t’i reklamoi në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë, vet 27-vjeçarja ka publikuar një foto të sajën në ambientet e shtëpisë së fëmijëve në Shkodër ku ka shpërndarë edhe disa dhurata për vogëlushët atje.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF