KreuCelebrity

Përsëritet historia: në të njëjtin vend ku mami Sadina u kurorëzua “Miss”, 12 vite më vonë sfilon Krena!

Pasditen e kësaj diele është mbajtur një sfilatë mjaft interesante me veshje për fëmijë, ku organizatorët kishin ftuar disa prej fëmijëvë të personzheve VIP për të prezantuar krijimet. Një ndër ta ishte dhe vogëlushja e aktorit Florian Binaj, Krena. Vogëlushja sykaltër, e veshur me një fustan të bardhë që e bënte të dukej si  princeshë, parakaloi në pasarelën e improvizuar si një modele e vërtetë.

Por, a ja ka thënë mami Sadina Krenës së pikërisht në atë vend, 12 vite më parë ajo është kurorëzuar si Miss Universe Albania?! Me siguri që po, e kjo është një arsye që prindërit e vogëlushes, e sidomos mami të jenë shumë të emocionuar teksa kanë parë të bijën në sfilatën e saj të parë.

Në të njëjtin vend, ku mami u kurorëzua 12 vite më parë si Miss Unuvers Albania…Tani është rradha jote e shtrenjta ime”; ka shkruar e emocinuar bashkëshortja e Florit nën një foto të së bijës.

Të jetë kjo rruga që do të zgjedhë Krena, të ecë nën hapat e mamit, ndoshta për të vazhduar atë që bukuroshja Sadinë la në mes, pasi ju përkushtua krejtësisht familjes dhe rritjes së fëmijëve.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF