Rudina Magjistari: “S`kam marrë kurrë dado, ja si ia bëj me vajzën“!!!

Rudina Magjistari e di shumë mirë sesi t`ua nxjerrë “me lezet“ informacionet të ftuarve të saj, e në këtë process, nevojitet shpeshherë të këmbesh eksperienca, ndaj ndodh që moderatorja të rrëfejë në këtë mënyrë edhe dicka rreth vetes. Në bashkëbisedimin me Jona Spahiun ajo tregoi eksperiencën e vet me rritjen e vajzës, dhe kështu ne mësuam se Rudina, nuk paska marrë asnjëherë dado!

“Kam pasur një zonjë që kujdesej për shtëpinë dhë ndonjëherë, ia lija vajzën për ndonjë shëtitje  maksimumi dy orë që bëja, por kaq ishte e gjitha. Unë dhe bashkëshorti im e kemi rritur vetë vajzën“, – thotë ajo, “ kemi qenë të dy prezentë. Ne në punë, edhe ajo në punë me ne. Kam dashur që të jetë sociale, të mësohet me njerëzit, me realitetin dhe botën“, ishte rrëfimi i Rudinës.

Previous ArticleNext Article