Të famshmet shqiptare që po na bindin të presim flokët me baluke! 0

Javëve të fundit na është dashur të shohim imazhet e ‘reja’ të vajzave të njohura shqiptare. Nga një vështrim i shpejtë në rrjetin social Instagram, gjetëm plot vajza VIP që kanë prerë flokët me baluke qoftë në fillim të këtij viti apo edhe më herët por që ama i shkojnë aq shumë sa po na bindin për të shkruar në sallonin më të afërt të bukurisë e për të prerë baluket. Nuk e di ju, por unë ama e zgjodha modelin tim të preferuar në mesin e modeleve më poshtë:

Baluke të shkurtra, mbi vetull

Nëse keni vetulla të plota e me formë për t’u admiruar mos ia fshihni botës. Mund të keni edhe baluke edhe vetulla të ekspozuara pa pasur frikë se aseti i fytyrës do të humb rëndësinë

Baluke të shkurtra për flokë të shkurtër

Portreti i blogeres Krista Merkoçi nuk mund të ishte më i pikturuar se kaq me baluket dhe këtë prerje flokësh që i shkon aq shumë.

Baluke mesatare, të ndara në mes

Nëse adhuroni stilin francez, baluket e Bridget Bardot apo baluke të gjatësisë mesatare urdhëroni shembujt e Arminës, Elitës dhe frymëzohuni për atë se çfarë duhet të bëni me flokët tuaj.

Baluke të çregullta, flokë me onde natyrale

A mund t’i kem baluket si të Nora Istrefit?! Janë kaq stil dhe këngëtares i sugjerojmë që të mbajë këtë model që shfaqi në klipin e fundit “Mke mungu” se duket yll!

Baluke ‘zonjash’ të hedhura mënjanë

Nëse puna e zyrës ju dikton në stilin tuaj atëherë hidhini një sy modelit tipik të balukeve që mban prej kohësh tashmë politikania Majlinda Bregu e që e identifikojnë imazhin e saj. Manjola Nallbani është një tjetër artiste që ka gjetur veten te ky model balukesh e që i japin në pamje kaq rinore.

Baluke me ngjyrë

Ka diçka që është më cool se baluke të thejshta? Po, janë baluket me ngjyrë rozë, njëkohësisht stil dhe të bukura

Baluke ‘mbi sy’

Soni Malaj rrëmbeu qindra komplimente kur i tregoi botës modelin e ri të flokëve që i shkonte aq shumë. Por këto baluke i shkojnë po aq shumë edhe portreteve si Dojna Mema, blogerja Jona Haderi, aktorja Monika Lubonja.

Baluke kaçurela

Kaçurelat karakteristike që i shkojnë aq shumë modlees dhe aktore së “Duplex” Arta Elezaj duken kaq bukur sa nëse njihni dikë më këtë ‘tipar të veçantë të look-ut sygjerojini të provojë baluket sepse do duket super cool.

Previous ArticleNext Article