KreuStil Jetese

Ditëlindjet në një ditë, Çiljeta ndan momente emocionuese gjatë lindjes së Fernandos

Çiljeta dhe Fernando kanë lindur në një ditë dhe është shkruar që gjithë jetën të ndajnë festën bashkë, ndonëse gjithë vëmendjen e merr vogëlushi që këtë vit mbush 6 vjeç.

E ky 5 shkurt nuk kishte si të ishte ndryshe dhe më pak emocionues për mami Çilin, e cila në mesnatë e sapo akrepat shënuan 00:00 është suprizuar nga mikeshat në derën e shtëpisë, ndërsa është kthyer në kohë në 5 shkurtin e 2013-ës duke parë (me siguri për të 100 herë) videon e xhiruar pak sekonda pasi Fernando erdhi në jetë.

Me rastin e ditëlindjes, Çiljeta ka bërë edhe një urim për djalin e saj në llogarinë në Instagram nën një foto të 5 viteve më parë.

“Falemimderit ZOT qe si sot 6 vjete me pare ne diten time te lindjes me bekove me dashurin me te madhe qe mund te bekohet nje femer birin tim Fernandon”, shkruan ajo.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF