KreuStil Jetese

Një festë private dedikuar Anilës! Ardit Gjebrea ndez atmoferën, këndon edhe vetë

Anila Gjebrea, bashkëshortja e artistit Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen në fundjavën që lamë pas dhe duket se drejtuesi i “E Diela Shqiptare” nuk e ka lënë që kjo datë e rëndësishme të kaloj thjesht.

Përpos urimit publik që ai bëri nënës së dy fëmijëve të tij, që e cilësoi ndryshe “fati im”, ka organizuar edhe një darkë private për familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, në një nga lokalet e kryeqytetit.

Ambienti i dekoruar me lule, qirinjë, e që në hyrje shkruante me gërma të mëdha “ANILA”, i ftonte të pranishmit në sallën e festës ku surprizat nuk do të mungonin përgjatë gjithë natës. Në mbrëmje, enkas për të pranishmit, kënduan artistë si Pirro Çako., Juliana Pasha, Venera Lumani, Lind Islami.

Një moment special i darkës ka qenë momenti kur vet Ardit Gjebrea ka marrë në dorë mikrofonin për të kënduar një nga perlat e krijimtarisë së tij muzikore “Kur të jesh mërzitur shumë” pozie e të madhit Dritëro Agolli, duke shënuar kështu një ndër momentet më kulmore të festës familjare e private.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF