KreuStil Jetese

Anjeza Maja ka një arsye pse është single dhe fajin e kanë meshkujt!

Anjeza Maja ka shumë kohë pa dhënë një puthje e pa qenë në një histori dashurie me një mashkull që t’i fitoi zemrën. Ajo vazhdon të jetë ende ‘single’ dhe  pavarësisht sukseseve në karrierë ende nuk ka gjetur dashurinë.

Për këtë foli moderatorja e ftuar në emisionin radiofonik “You&ME” në NRG Radio e cila pyetjes se kur e kishte dhënë puthjen e fundit iu përgjigj se nuk e mbante mend.

Sipas saj arsyeja se përse ajo ende nuk e ka gjetur njeriun e duhur është sepse mendon se vërdallë ka krizë meshkujsh.

“Do të doja të kisha në krah një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, është shprehur moderatorja.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF