KreuStil Jetese

Horoskopi i ditës, datë 6 shkurt 2019

Horoskopi i ditës, datë 6 shkurt 2019

DASHI

Nëse kohët e fundit nuk mund të bënit dot lëshime ndaj partnerit tuaj, sot mund ta bëni një gjë të tillë. Duhet të bëni më shumë ekonomi dhe mos blini asgjë pa u menduar mirë.

DEMI

Marrëdhënia me partnerin do të mbështetet tek bashkëpunimi dhe harmonia. Së bashku do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Një pjesë e mirë e meshkujve do tërhiqen pas lotarive dhe do humbasin shumë. Femrat do jenë më kursimtare.

BINJAKET

Do kërkoni me çdo kusht ta detyroni atë që keni në krah të pranojë ato që thoni ju dhe do jeni të pabindur. Vetëm nga mbrëmja dialogu mund të rilindë dhe të jeni më të qetë. Planetët do iu ndihmojnë ta menaxhoni më mirë buxhetin tuaj.

GAFORRJA

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur. Do i falni shumëdashuri e ngrohtësi partnerit dhe ai do ndihet rehat pranë jush. Ditë e mirë edhe për të riorganizuar buxhetin. Çdo gjë do të rregullohet.

LUANI

Përveçse do flisni për çdo gjë me partnerin tuaj sot, do kaloni edhe momente shumë sensuale. Kujdes vetëm mos bëni skena xhelozie sepse ai nuk e meriton. Edhe pse financat do jenë të mbrojtura, mos shpresoni ndonjë mrekulli.

VIRGJERESHA

Klima yjore gjatë kësaj dite, do jetë në përgjithësi e ngrohtë dhe do iu ndihmojë të përmirësoni jetën në çift. Pika e dobët do jenë financat. Merrni masa sa më parë që të mos ngeleni keq në fund.

PESHORJA

Jo të gjitha ditët ju bëni çmos që të gjeni ekuilibrin ndërmjet karrierës dhe jetës në çift. Në planin financiar ka ardhur momenti të ndërmerrni iniciativa. Priten surpriza të mira.

AKREPI

Nëse hasni vështirësi në jetën tuaj në çift, mundohuni që duhet komunikuar t’i rregulloni sa më parë ato. Me financat do keni fat. Mund edhe të guxoni të bëni ndonjë investim më të madh.

SHIGJETARI

Mos i kërkoni partnerit tuaj gjëra të pamundura sepse do zhgënjeheni.
Nëse tregoheni më realistë do përjetoni edhe më tepër kënaqësi.
Financat nuk do jenë të këqija por shmangni marrjen e rreziqeve të
mëdha që të jeni më të sigurt.

BRICJAPI

Ka rrezik të keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj sot. Nuk do iu pëlqejë aspak sjellja e tij kohët e fundit dhe do kishit preferuar që ai të tregohej më i hapur me ju. Në planin financiar do jeni të kujdesshëm dhe do mendoheni mirë si ta organizoni më mirë buxhetin.

UJORI

Do kaloni një ditë të bukur në çift sot duke qenë se Venusi do iu mbrojë mjaft. Nëse keni dalë nga një periudhë e turbullt dhe e mbushur me debate, do mund të vendosni dialogun. Financat do fillojnë të shtohen.

PESHQIT

Dita e sotme do jetë e mbushur me ndjenja dhe emocione të forta. Do kuptoheni më mirë me atë që dashuroni dhe do bëni gjithçka që iu pëlqen të dyve. Financat nuk do jenë shumë të mira sepse nuk do dini t’iu vini fre shpenzimeve.

Panorama

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF