KreuStil Jetese

Si të kesh edhe 50 vjec peshën e të 20-tave: katër gra rrëfejnë sekretet e të qëndruarit “ e dobët për jetë“!!!!

Muajin e kaluar, një studim i Universitetit të Maastrichtit në Hollandë tregoi se femrat, që gjatë jetës së tyre nuk shtojnë më shumë se 9,5 kg krahasuar me kohën kur ishin 20 vjec, kanë më shumë gjasa të shijojnë shëndet të mirë e të arrijnë moshën 90 vjec.  Disa mund të ankohen se të tillë pohime ushqejnë maninë e kësaj shoqërie me figurën femërore, por sërish konsiderohet se mbajtja e një peshe është e shëndetshme. Po si  mund të arrihet kjo? Pesë gra që e kanë provuar, tregojnë:

Dennie Smith, 57 vjec e kontrollon peshën me rreptësi të madhe; jam gati manjake thotë ajo, përpiqem të mos shkoj asnjëherë mbi 60 kg. Po mora pak peshë, nis e frenohem me ushqimin.

Lucy Macnamara, 50 vjec ka një stil interesant: cdo dekadë, provon një sport të ri; kur isha 30 vjec thotë ajo, luaja polo dhe kur shkova 40 nisa të dal me bicikletë. Tani që jam 50, jam e fokusuar tek seancat e trajnimit personal.

Michelle Green, 52 thotë se e mundi menopauzën duke kontrolluar ushqimin; kujdesem për porcionet thotë ajo; nëse e dua një ëmbëlsirë e ha, thjesht nuk ha katër!!!

Karen Ruimy, 53 e ka më të lehtë: ajo e heq peshën duke kërcyer flamenco, një kërcim që vë në lëvizje të gjithë trupin!!!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF