Bashkëshortja e regjisorit Altin Basha paska qenë këngëtare e njohur dhe ne nuk e dinim!

Sot ajo qëndron në prapaskenë, duke krijuar kostumet e aktorëve në spektaklin e humorit “Portokalli”, por pak mund ta dinë se Iliriana Basha dikur ka qenë në mënyrë intensive në skenë. Në rininë e saj ajo ka qenë një zë shumë I njohur në Kosovë, duke kënduar ‘live’ nëpër lokale të ndryshme atje, që për një femër ishte një gjë e rrallë për kohën.

E ftuar në programin “Soiree” mbrëmjen e së mërkurës Iliriana këndoi live një prej këngëve të saj të preferuara dhe mahniti me zërin e saj.

“Deri në vitin 2000 ose më saktë deri sa u martova unë kam kënduar shumë në Kosovë”; u shpreh Iliriana, ndërsa moderatorja Shehu e pyeti nëse ishte bashkëshorti Altini ai që e largoi atë nga muzika dhe zonja Bashan në një farë mënyrë e pranoi se Altini ishte një nga arsyet e largimit të saj nga kënga.

Kostumografja rrëfeu gjithashtu se si dhe kur u njoh me regjisorin që u kthye në partnerin e saj të jetës.

“Kishim një shfaqje në Kosovë, ku unë isha kostumografja ndërsa Altini regjisori. Në darkë unë këndoja live në një lokal dhe e ftova Altinin të vinte të më dëgjonte”; tregoi ajo.

Pas martese obligimet e shumta si familja e fëmijët e detyruan Ilirianën që të hiqte dorë nga pasioni i saj.

Previous ArticleNext Article