KreuStil Jetese

I fal tradhëtinë, Belen Rodriguez rikthehet te ish-i, babai i djalit

Showgirl-i argjentinas Belen Rodriguez është kapur mat nga paparazzi në krahët e ish-partnerit të saj, Stefano di Martino.

Ka qenë revista italian “Chi” ajo që ka publikuar imazhet dhe videon ku Belen shfaqet duke shkëmbyer momente dashurie dhe puthje me de Martinon, me të cilin është ndarë që prej 3 viteve.

Mediat italiane po dyshojnë se Belen e ka falur tradhëtinë që ish-bashkëshorti i bëri asaj dhe se i ka dhënë kështu një tjetër shans marrëdhënies së tyre, ndonëse që prej 2015-ës secili ka pasur jetën dhe historitë e veta romantike me të tjerë partner.

Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino kanë edhe një djalë bashkë të quajtur Santiago lindur në prill të 2013-ës.

Vet Belen ka reaguar orët e fundit me anë të një postimi në Instagramin e saj duke shkruar se në këto momente të jetës së saj po bën ato gjëra që e bëjnë të lumtur.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF