KreuCelebrity

Është momenti i Tunës; super bashkëpunimi është rrugës!

 

Tuna, Armend Rexhepagiqi, Darko Dimitrov… Ende pa e dëgjuar apo pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë, nëse dimë vetëm që treshja  e njohur janë duke ‘gatuar’ një këngë, ne që tani arrijmë të nuhasim sukses!

Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar së fundmi një video në ‘Instastory’, brenda një studioje muzikore, me artistin Armend Rexhepagiqin dhe kompozitorin e njohur Darko Dimitrov.

Kaq ka mjaftuar që fansat të ekzaltohen për krijimin që pritet të dalë nga emrat e njohur.

Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë i Tunës me Armend Rexhepagiqin, pasi në vitin 2007 këngëtarja shkupiane mori pjesë në Top Fest me këngën “Bileta”, orkestruar nga kompozitori i njohur.

Me siguri rrugës është një tjetër ‘biletë’ dhe ne mezi po presim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF