Me flokë të shkurtër dhe baluke, ja si dukej Arbana Osmani DIKUR, para se të bëhej prezantuesja e famshme që njohim sot

Arbana Osmani është sot një nga prezantueset e njohura shqiptare dhe që nga koha kur u bë e famshme ka drejtuar një sërë emisionesh e spektaklesh të rëndësishme në Top Channel.

Por nostalgjia e ka bërë Arbanën të kthehet pas në kohë e të shfletoi fletët e albumit fotografik të fëmijërisë, duke shuar kështu edhe kureshjet e publikut se si ihte pamja e saj kur ishte ende fëmijë.

Autorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka postuar në Instgramin e saj dy foto bardhë e zi: në njërën shihet e veshur me një fustan të bardhë, flokët e shkurtër dhe me baluke, e ndërsa fotoja tjetër është shkrepur në ditën e saj të parë të shkollës, veshur me përparësen e zezë e jakën e bardhë, ndërsa në duar mban një tufë me lule teksa zbulon se e vogël ajo ka qenë vajzë shumë e ndrojtur.

Previous ArticleNext Article