Sandalet e tejdukshme i promovuan Kardashianet?? Celine Dion i ka veshur që në 1999-tën, ja fotoja!!!

“Do të vesh cfarë të dua dhe kur të dua“, është motoja e saj dhe i ka qëndruar besnike përgjatë dhjetëra viteve që ka zbritur në tapetin e kuq. Celine Dion e paska edhe më të mirë nga sa mendonim sensin e modës: Kim Kardashian dhe motrat e saj i kanë të famshme sandalet dhe këpucët e tejdukshme, por këngëtarja e madhe i ka veshur që përpara 20 vjetësh, tek ndarja e cmimeve Grammy, në 1999-tën.

Ai ishte viti i saj; 1999-ta u quajt “ Viti i Divës“ dhe ishte vërtet fanstatik për Dion, që përfundoi me tre cmime të mëdha për “My Heart Will Go On” . Por tani përvec kësaj do të kujtohet si viti kur këngëtarja kombinoi me sukses sandalet e tejdukshme me një fustan nga Carolina Herrera.

Previous ArticleNext Article