Dhuratat perfekte për këtë Shën Valentin 0

Që nga të brendshmet joshëse të trendet më të fundit të bizhuterive dhe çantave, ja cilat janë disa nga dhuratat e duhura që mund të bëni këtë Shën Valentin për t’ja dhuruar femrës së jetës suaj ose nëse ju vajza nuk keni dikë në krah e dini mirë ç’duhet të bëni: Blijani vet vetes suaj!

1- Një set buzëkuqesh

Buzëkuqet mund të jenë zgjedhja e duhur për ditën festive të Shën Valentinit, por që do t’ju hyjë në punë përgjatë gjithë vitit.

2- Një bluzë me mbishkrim dashurie

E ku ka më bukur sesa të perifrazosh një shprehje dashurie e ta kesh me vete gjithë ditën e njëkohësisht të dukesh e veshur me stil.

3- Një çantë me lëkurë krokodili

Çanta me lëkurë krokodili ëhstë trendi më i fundit i çantave ndaj nëe doni ta bëni të lumtur partneren tuaj, dhurojini një të tillë.

4- Të brendshme dantellë

Përditësoni koleksionin e të brendshme me një palë të tilla dantellë e me formë trekëndëshi

5- Aksesorë me formë zemre

Një karficë floku në formë zemre është një tjetër sugjerm që qëndron në mein e dhuratave ideale.

6- Vathë me perla

Ky sezon flet i gjithi për rikthimin e perlave. Bëni një hap përpara në modë dhe blini vathë me perla.

7- Këmishë nate saten me pupla

Një këmishë nate material sateni, me dekor pupla është ajo çfarë do gëzonte çdo femër.

8- Varëse me shenjën e horoskopit

Një varëse që tregon shenjën e saj të horoskopit, pse jo edhe me gura diamanti, do të ishte një ishte një zgjedhje e zgjuar.

9- Buqetë trëndafilash

Nëse gjithë idetë e tjera ju bien poshtë, një buqetë me trëndafila nuk ju lë asnjëherë në baltë dhe është zgjedhja e duhur për dikë special në jetën tuaj.

10- Një portofol lëkure

Një çantë dhuratë mund të jetë e zakonshme, ndërsa një portofol ose mbajtëse kartash mund të jetë një dhuratë perfekte alternative.

11- Shapka gëzofi Louis Vuitton

Jeni duke parë produkte luksi? Një palë shapkash të ngrohta gëzofi Louis Vuitton mund të jenë një ide shumë e mirë.

12- Një unazë dashurie

Ja një tjetër dhuratë që ju nxjerr nga balta

13- Set pizhama me printe

Një palë pizhamash të ngrohta dhe moderne për të mos i hequr nga trupi.

14- Orë

Një orë e vogël moderne për dikë që pëlqen orat e akesorët.

Previous ArticleNext Article