Fansa të Elvanës mbani shënim; këngëtarja ngjitet në skenë pas pak ditësh! 0

Prej muajsh Elvana Gjata i ka munguar fansave dhe dashamirësve të saj! Që prej “Mike” që u konsiderua si një ndër hitet e verës së kaluar, ngjarja e ndodhur në Bllok ku u përfshi emri i të fejuarit të saj, bëri që artisja të marrë një ‘pushim’ disa mujor në karrierën e saj!


Por duket se lajmi i mirë për fansat e Elvanës ka ardhur dhe se ajo do të ngjitet në skenë shumë më shpejt nga ç’mund ta mendonim.
Vetëm pas 7 ditësh Gjata do të marrë pjesë në koncertin e Pavarësisë së Kosovës që do të mbahet në Prishtinë më 17 shkurt!


Bukuroshja e këngës ka zgjedhur pikërisht këtë festë patriotike për të konfirmuar rikthimin e saj në muzikë, duke bërë kështu përballjen e parë me publikun, pas 4 muajsh shkëputje.

Previous ArticleNext Article