KreuArt

Mahmood me origjinë Egjiptiane shpallet fitues i Sanremos!

Është mbyllur mbrëmjen e së shtunës, edicioni i 69 i festivalit më të rëndësishëm muzikor italian “Sanremo”. Mahmood këngëtari me origjinë egjiptiane me këngën “Solid” u shpall fituesi i këtij edicioni të Sanremo.

27-vjeçari është me baba egjiptian dhe me nënë italiane (nga Sardenja), por i lindur dhe i rritur në Itali. Megjithatë kjo fitore u shoqërua me polemika pasi një pjesë e publikut italian nuk ishin të kënaqur që Italia do të përfaqësohet në Itali nga një këngëtar me origjinë të huaj.

Kujtojmë që njësoj ishin edhe polemikat edicionin e kaluar të Sanremos kur fitues u shpall shqiptari Ermal Meta!
Vitin e kaluar Mahmood ishte pjesmarrës në Sanremo dhe u shpall fitues për kategorinë e të rinjve.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF